Arrestohen 4 persona për vepra penale të krimit të organizuar
Në tri operacione policore janë arrestuar: A. R. lindur me 1981; Y. G. lindur me 1982; F. K. lindur me 1965 dhe B. H. lindur me 1985.
Gjatë këtyre operacioneve, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3 revole kalibrash të ndryshëm; 814 fishekë; 9 karikatorë, TNT (eksploziv- 864 gramë), 6 telefona celularë dhe dokumente të ndryshme, që janë përdorur për kryerjen e veprës së kontrabandimit me migrantë.
Vlen të ceket se rasti i kontrabandimit me migrantë është hetuar së bashku me policinë kroate. Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë edhe në Zagreb, ku është arrestuar një shtetas i Kosovës, i cili ka vepruar në bashkëpunim me të dyshuarit e arrestuar në Kosovë.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këto raste janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme hetimore.