Arrestohen 4 persona për ryshfet dhe asgjësimin e dokumenteve të votimit
I arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217 i KPRK-së.
Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.