Arrestohen 4 persona për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
Prishtinë, 26 maj - Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë ka njoftuar se ekipi i Hetimeve Stacioni Policor Istog, në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Lidhur me këtë aktivitet, janë shoqëruar në Stacionin Policor Istog katër persona të dyshuar: SH. H. lindur me 19.09. 1994; K. B. i lindur me 06.12. 1991; B. H. lindur me 08.02. 1988; K. G. lindur me 05.04. 1996.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër (4) telefona mobil si dhe tre (3) kompjuter (laptop).
Me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt.