15 Janar 2025

Arrestohen 4 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë 28 maj - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Krimeve Ekonomike në Prizren në konsultim me Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe  i ka intervistuar katër të tjerë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, konflikt i interesit dhe uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren  ka realizuar  hetime disa mujore në Komunën e Suharekës  lidhur me rastin  e dëmtimit/uzurpimit  të pronës shoqërore (stadiumit  të qytetit KF ”Ballkani” Suharekë), ku ka gjetur prova të arsyeshme se zyrtarët komunalë duke e keqpërdorur detyrën zyrtare  kanë kryer veprat penale duke lejuar uzurpimin e pronës shoqërore  prej 50 metra katror dhe dëmtimin e stadiumit të qytetit  me sipërfaqe prej 1.244 metra katror.

Personat e arrestuar janë;

1) M. E. mashkull k/shqiptar  - 1959

2) F.   E.  mashkull k/shqiptar – 1954

3) S.   B.  mashkull k/shqiptar  - 1963

4) K.  F.  mashkull k/shqiptar  - 1960

Personat e intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt janë;

1) N.  LL. mashkull k/shqiptar – 1982

2) R. F.   mashkull k/shqiptar – 1951

3) H.   M.  mashkull k/shqiptar – 1958

4) B. K.   mashkull k/shqiptar  - 1985

Lidhur me rastin njësitet policore kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me  Kryeprokurorin e Shtetit në Prizren, me vendimin e të cilit katër personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48  orë, ndërsa  katër personat e tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)