Arrestohen 4 persona nen dyshimin e bazuar për pastrim parash

Prishtinë, 13 korrik - Departamenti Special Antikorrupsion në udhëheqje nga prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës pas një hetimi me dyshimin e bazuar për Pastrim parash, dje ka realizuar operacionin policor të koduar Pastrimi me ç rast ka arrestuar katër persona me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Pastrim parash.
Operacioni policor është realizuar në Rajonin e Pejës, konkretisht në komunën e Klinës. Hetimet lidhur me këtë rast ndërlidhen me arrestimet e realizuara në vitet 2009 dhe 2011 nga ky Departament .
Personat e arrestuar në operacionin e tanishëm janë: I. G. viti i lindjes 1975 mashkull, K. G. viti i lindjes 1964 mashkull, Z . P. viti i lindjes 1935 mashkull, K . A. viti i lindjes 1985 mashkull, të gjithë nga rajoni i Pejës.
Ky hetim është vazhdimësi e rasteve që tashmë gjenden një në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe një në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Rasti i koduar Koalicioni i cili është në procedurë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme janë përfituar gjithsej 1,257,928.14.
Rasti Koalicioni Plus i cili është në procedurë hetimore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe procedurë gjyqësore në Gjykatën e Qarkut në Pejë, dyshohet se po ashtu në mënyrë të kundërligjshme janë përfituar gjithsej 1,225,927.93.
Të arrestuarit me autorizim të prokurorit përkatës janë dërguar ne Qendrën e mbajtjes. Lënda do të procedohet në Prokurori dhe në Gjykatën kompetente për procedim të mëtejmë.