Arrestohen 4 persona dhe sekuestrohen 12 000 franga zvicerane të falsifikuara

Prishtinë, 26 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar së gjatë zbatimit të një operacioni policor, dje në rrugën Prishtine - Ferizaj, në hyrje te Prishtinës, ka ndaluar një veture të dyshuar me targa vendore, në të cilën ishin katër persona.
Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar janë: R.S. i lindur me 1963, A.S. i lindur me 1975, Y.B. i lindur me 1983, dhe M.F. i lindur me 1976.
Gjatë kontrollit të veturës është gjetur një thes me monedha metalike, monedha prej 5 (pesë) franga zvicerane - metalike dhe monedha prej 2 (dy) euro– metalike. Të njëjtat janë sekuestruar përkohësisht nën dyshimin se janë të falsifikuara.
Sasia e monedhave të sekuestruara është: 1994 x 5 CHF, ku vlera nominale është 9970 franga zvicerane, 8 x2 EURO, ku vlera nominale është 16 euro dhe vetura e përdorur në rast.
Policia, me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake-Gjykata Themelore Prishtinë, ka kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur 2 (dy) armë – revole.
Me aktvendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Prishtinë, 4 (katër) të dyshuar, janë ndaluar për 48 orë në mbajtje.