Arrestohen 3 persona për posedim të substancave narkotike
Prishtinë, 28 maj - Dje në orën 18:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale Perëndimi Policia Kufitare në fshatin ZhubGjakovë ka arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave pikotrope dhe analoge.
Personat e arrestuar janë: K. R. i lindur me 1984: P. I. i lindur me 1989 dhe K. Sh. i lindur me 1985.
Në momentin e arrestimit zyrtarët policorë kanë konfiskuar në cilësi të provave materiale 2.93 kg substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë dhe konfiskuar një automjet e tipit "Audi".
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet që substanca narkotike ka origjinë nga Shqipëria.
Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin përkatës dhe ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.