Arrestohen 3 persona për kontrabandim të migrantëve
Operacioni është zhvilluar në tri lokacione, në Gjakovë dhe në Deçan.
Ky grup i të dyshuarve në vazhdimësi kryente veprimtarinë penale të kontrabandimit të migrantëve dhe falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit, duke përdorur metoda të ndryshme në bashkëpunim edhe me të dyshuar nga Serbia, duke ua rrezikuar në këtë mënyrë jetën qytetarëve kosovarë, me qëllimin e vetëm përfitimin material të kundërligjshëm.
Të dyshuarit janë: L. S. 1973; R. F. 1966; Xh. B. 1981
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: tre telefona celularë dhe një kompjuter
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.