16 Janar 2025

Arrestohen 3 persona për fajde, detyrim dhe shmangie nga tatimi

Prishtinë, 14 tetor – Policia e Kosovës, sot gjatë një operacioni policor ka kontrolluar disa lokale në kryeqytet dhe  arrestohen tre persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Shmangie nga Tatimi

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike  me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacioni policor nën dyshimin për veprat penale si:  Fajde, neni 343  i KPRK-së, Detyrim , neni 340  i KPRK-së,  dhe Shmangie nga tatimi, neni 313 i KPRK-së.

Me këtë rast hetuesit policorë  në vazhdën e operacionit kanë kontrolluar  tri (3) shtëpi, një (1)  banesë si dhe tri (3) lokale në Prishtinë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona  dhe para të gatshme. Gjatë këtij  operacioni janë arrestuar tre (3) persona.

Personat e arrestuar janë;

G. A. mashkull k/shqiptar  11.01.1978
A. G. mashkull k/shqiptar  05.02.1968   
A. B. mashkull k/shqiptar  20.03.1965

          
Personave të arrestuar me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Me vendim të Prokurorit të tri lokalet e kontrolluara mbyllen përkohësisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)