Arrestohen 3 persona dhe konfiskohen 18 kg marihuane
3Prishtinë 19 prill - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me hetuesit e saj në Gjilan, sot kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin Vëllezërit , me çrast në fshatin Miresh saktësisht në një pompë të derivateve ka arrestuar në flagrancë fillimisht dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një çantë sportive e cila brenda kishte tetë paketime me substance narkotike të dyshuar e llojit Marihuan.
Po ashtu gjatë kontrollit në një çantë të kompjuterit është gjetur edhe një paketim me substance narkotike po ashtu e llojit Marihuan .
Te gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar nga Krim Teknika Rajonale e Gjilanit e cila bërë matjen e substancës narkotike, e cila ka peshuar (18) tetëmbëdhjete kilogram.
Si vazhdimësi e operacionit policor të suksesshëm hetuesit policor kanë arritur të arrestojnë edhe personin e tretë si të dyshuar të involvuar në këtë rast.
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë: A. O. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1966, F. M. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1989 dhe F. O. M/K/Shqipëtar viti i lindjes 1969
Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar këto dëshmi: Nëntë paketime me substance narkotike të llojit Marihuane e cila ka peshuar rrethe 18 kilogram, një pikë një gram Kokainë, një veturë e llojit Audi A-4 ngjyre e zeze Metalike, një veture e llojit Opel Omega ngjyre vishnje, katër telefon celular, një mini llaptop HP Me USB te WIFI dhe shtatedhjetë e katër euro.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit i cili ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka mbikëqyre tërë procesin e realizimit të planit policor dhe me vendimin e tij të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.