02 Maj 2024

Arrestohen 2 serbë në Kosovë, akuzohen për spiunazh

Prishtinë, 26 prill - Kosovë-Policia e Kosovës Policia e Kosovës ka arrestuar dy serbë, të cilët po merren në pyetje, pasi janë kapur duke fotografuar kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pjesën juglindore të vendit. 

Të dy serbët, identiteti i të cilëve nuk është publikuar, kishin fotografuar gjithashtu fabrikat, depot dhe objekte të tjera me rëndësi në qytetin e Gjilanit.

“Dy të dyshuarit serbë, shtetas të Kosovës, D. D. 1986 si dhe S. N. 1971 gjatë intervistimit kanë pranuar se kanë bërë fotografi rreth objekteve të FSK-së si dhe objekte tjera, por nuk kanë treguar qëllimin e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Të dy të dyshuarit punojnë në fshatin Kuscë, komuna e Novobërdës. Për të dy të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që prokuroria po i heton për veprën penale “spiunazh”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)