17 Maj 2024

Arrestohen 17 persona për krim, kontrabandim dhe evazion fiskal

Prishtinë, 10 dhjetor - Në kuadër të Procedurës Standarde të Veprimit të miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për shënjëzimin e rasteve, Institucionet e Zbatimit të ligjit në Kosovë siç janë Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës  dhe Policia e EULEX-it nën drejtimin  e një Prokurori vendor të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë operacionin e koduar me emrin “TRANSPORTUESI” lidhur me  veprat penale: krim të organizuar, kontrabandim të mallrave dhe evazion fiskal.

Pas hetimeve të përbashkëta të  zhvilluara që nga muaji maj 2014, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, të strukturuar dhe të organizuar mirë, që në vazhdimësi merrej me kontrabandim të mallrave (përkatësisht derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra të tjera), sot me datë 10.12.2014, në Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Prizren, Suharekë, Mamushë, Gjakovë, Deçan, dhe Pejë,  gjithsej në 38 (tridhjetë e tetë)  lokacione të ndryshme ka realizuar operacionin e kontrollit të lokacioneve dhe arrestimin e të dyshuarve. 

Të dyshuarit për këtë veprimtari përdornin metoda të ndryshme për kontrabandimin e derivateve të naftës, vajrave, cigareve dhe mallra te tjera  duke përdorur rrugët nga Serbia përmes kalimeve  ilegale nga kufiri verior i Kosovës dhe pastaj transportonin mallra në pjesët e tjera të vendit.

Kontrabanduesit në bashkëpunim me disa subjekte afariste i shpërndanin mallrat në shitje me pakicë në rajonet e lartëcekura.

Gjatë hetimit janë identifikuar 22 të dyshuar të mundshëm ndërsa prej tyre janë arrestuar gjithsej 17. 

Të arrestuarit  janë:

 
B.  Z.              i lindur më  01.07.1985       
I    Z.             i lindur më  20.01.1982       
C. H.               i lindur më  25.08.1990       
A. M.              i lindur më 10.06.1978        
A. .I                 i lindur më  19.10.1974       
    L. H.               i lindur më 21.04.1990        
    A. Z.               i lindur më  16.02.1964       
    G. Z.                i lindur më 10.06.1994        
    F.Q                 i lindur më 21.04.1963         
    Xh.S.               i lindur më  02.09.1971      
     Sh.J.                i lindur më 06.11.1989              
     S. M.              i lindur më  05.06.1972             
     S. H.              i lindur më   22.01.1959      
     B.H.              i lindur më  17.08.1981            
    N. M.             i lindur më  04.01.1961            
    D. L.               i lindur më  17.04.1959             
    A. N.               i lindur më  11.07.1988 

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova të rëndësishme  materiale:

    Janë sekuestruar  15 biznese të ndryshme nga to 12 pompa të derivateve në lokacione të ndryshme dhe tri  biznese të tjera ( një renta car, një depo e vajrave , një depo vajrave dhe auto-pjesëve,)

    Janë konfiskuar dokumentacione të ndryshme përfshirë; fatura, libra biznesi dhe dokumentacione të ndryshme që ndërlidhen me rastin;

    24 500 euro të holla, para kesh;
    11 armë të ndryshme me kalibër të ndryshëm;
    5 vetura;
    8  autobota;
    6 kamionë;
    4 rezervuar derivatesh;
    20 kompjuterë të ndryshëm;
    35 telefona mobilë;
    130 000 copë cigare
    211 litra antifriz
    194 litra qitro glicerinë;
    60 litra vaj

 

Sasia e derivateve të sekuestruar në kuadër të pompave të derivateve nuk është evidentuar akoma.

Në këtë proces të marrjes së provave dhe evidencave kanë qenë të kyçur edhe zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
 
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.

Hetimet e këtij rasti janë në vazhdimësi për të identifikuar edhe të dyshuar të tjerë të mundshëm.
 
Vlen të theksohet se në këtë operacion janë përfshirë rreth 425 zyrtarë policor, prej tyre 59 nga Dogana e Kosovës dhe ATK-ja, si dhe 8 zyrtarë të EULEX-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)