Arrestohen 16 shqiptarë për drogë dhe prostitucion
Romë, 23 prill - Policia italiane ka arrestuar 16 shtetas shqiptarë, anëtarë të një bande kriminale, e cila është aktive në shpërndarjen e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Sipas agjencive italiane të lajmeve, që i transmetojnë mediat në Tiranë, arrestimet janë kryer në orët e mëngjesit të së martës nga karabinierët e qytetit të Milanos.
Hetimi mbi këtë bandë ka nisur në mars të vitit të kaluar dhe gradualisht është shtrirë në provincat e Lodit, Torinos dhe Padovës.
Prostitutat, të gjitha rumune, janë vendosur në zona të ndryshme rrugësh për të tërhequr klientët, ndërsa droga, kryesisht kokainë, është shpërndarë në Milano dhe Zvicër.