25 Dhjetor 2024

Arrestohen 16 persona për prostitucion

Prishtinë, 26 gusht - Drejtoria për hetimin e trafikimi me qenie njerëzore, njësia në Prishtine ka bërë arrestimin e 16 personave nënë ndryshimin se kanë kryer veprën penale mundësim i prostitucion Neni 201 të Kodit penal të Kosovës.

Kohë më parë zyrtaret policorë të kësaj drejtorie kanë pranuar një informatë për disa persona për të cilët dyshohej së merreshin me ketë veprimtari të paligjshme, andaj me 24 dhe 25 Gushte 2011 kanë organizuar dhe realizuar një planin policore të koduar “Doktoratura” qe ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar.

Te gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës madhore.

Ky plan policore është realizuar ne qytetin e Prishtinës konkretisht në lagjen Ulpiana zonë në të cilin dyshohet së është kryer edhe vepra penale.

Personat e arrestuar dyshohet së kanë shfrytëzuar femra për shërbime seksuale gjithashtu dhe kanë aranzhuar edhe takime me personat tjerë duke mundësuar prostitucionin.

Hetimet dhe operacioni policore lidhur më ketë raste janë kryer nënë mbikëqyrjen dhe autorizimin e prokurorit përkatës ku me autorizimin e tij personat e ndaluar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në ndalim policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)