12 Janar 2025

Arrestohen 16 persona për përfshirje në trafikim të armëve

Prishtinë, 29 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ka zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve që merreshin me kryerjen e veprave penale të trafikimit të armëve.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, më 29.08.2018 në rajonin e Prishtinës (në katër lokacione), atë të Gjilanit (në dy lokacione) dhe Ferizajt (gjashtëmbëdhjetë lokacione), është zhvilluar Operacioni Policor i koduar me emrin “SYRI”, i cili ka rezultuar me arrestimin gjashtëmbëdhjetë (16) personave të dyshuar për trafikim me armë. 

Njësitet policore në njëzet e dy lokacione, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale: 19000 euro para kesh, 3 armë të gjata, 17  armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 2850 fishek kalibri të ndryshëm, 20 karikatorë, 1 pasaportë bullgare, 3 telefona, dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore. 

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje. 

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë edhe trafikimin e armëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)