Arrestohen 13 serbë në Mitrovicë, hynë ilegalisht
Prishtinë, 22 shtator - Policia e Republikës së Kosovës ka arrestuar mbrëm 13 serbë të cilët hynë ilegalisht në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi i cili ka theksuar se serbët janë arrestuar në terminalin e Trepçës pasi kanë transportuar kamionë me koncetrat për minierën.
Sipas Rexhepit, të arrestuarit po mbahen në burgim prej 48 orësh pasi prokurori të caktoj masën e arrestit.
Sipas informacioneve të fundit, serbët janë mbledhur në pjesën veriore të Kosovës për të diskutuar zhvillimet e fundit.