Arrestohen 11 të dyshuar për krim të organizuar
Prishtinë, 7 korrik - Në një operacioni policor të koduar UNAZA është bërë arrestimi i njëmbëdhjetë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Trafikimit me njerëz, Pastrimit të parave, Falsifikimit të dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.
Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore e mbështetur nga njësitë speciale operative të rajonit të Prishtinës dhe Prizrenit, njësit e forenzikës dhe mbështetjes teknike kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut Pejë, me ç rast kanë bërë bastisjen e 11 (njëmbëdhjetë) lokacioneve, 5 (pesë) lokale-bare të natës,5 (pesë) lokacione të banimit si dhe 1 (një) zyrë të punës, gjegjësisht zyra rajonale e punësimit në Gjakovë.
Të gjitha këto bastisje kanë ndodhur në qytetin e Gjakovës, duke filluar nga ora 06:40, të mëngjesit të datës 07/08/2012 deri në përfundim të operacionit policor.
Operacioni policor i koduar UNAZA kishte të bënte me arrestimin e personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Trafikimit me njerëz, Pastrimit të parave, Falsifikimit të dokumenteve dhe armëmbajtje pa leje.
Hetimi në lidhje me këtë rast ka filluar rreth një vit më parë dhe këto hetime janë kryer me autorizim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të DHTQNJ-së (Drejtoria e hetimeve të trafikimit me qenie njerëzore), kanë siguruar prova dhe dëshmi se 22 (njëzet e dy) viktimat e trafikimit që të gjitha shtetase moldave janë trafikuar dhe janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm deri në zbulimin e rastit, viktima këto që janë mbajtur me qellim të shfrytëzimit për prostitucion nga ana e të dyshuarve, elemente këto të veprës penale të trafikimit me njerëz.
Viktimat e identifikuara nga ana e policisw janë:
1. Ch. Z 1983 Femër Moldave
2. C. C 1989 Femër Moldave
3. E. G 1988 Femër Moldave
4. N. N 1981 Femër Moldave
5. M. T 1981 Femër Moldave
6. L. D 1989 Femër Moldave
7. M. T 1993 Femër Moldave
8. T. V 1982 Femër Moldave
9. T. D 1989 Femër Moldave
10. D. C 1990 Femër Moldave
11. C. T 1990 Femër Moldave
12. O. CH 1983 Femër Moldave
13. M. C 1990 Femër Moldave
14. N. D 1987 Femër Moldave
15. T. D 1987 Femër Moldave
16. N. G 1990 Femër Moldave
17. C. B 1990 Femër Moldave
18. I. F 1983 Femër Moldave
19. M. M 1989 Femër Moldave
20. T. S 1983 Femër Moldave
21. C. C 1984 Femër Moldave
22. D. C 1985 Femër Moldave
Viktimat aktualisht janë strehuar në vend të sigurt dhe po trajtohen sipas procedurave nacionale për viktimat e trafikimit.
Të dyshuarit kanë vepruar si grup i organizuar duke ndihmuar në forma të ndryshme kryerjen e veprës panel të krimit të organizuar.
1. K. D 1961 M/Sh/Kosovar
2. L. D 1988 M/Sh/Kosovar
3. H. TH 1959 M/Sh/Kosovar
4. E. TH 1985 M/Sh/Kosovar
5. R. TH 1977 M/Sh/Kosovar
6. A. B 1980 M/Sh/Kosovar
7. A. U 1961 M/Sh/Kosovar
8. L. TH 1977 M/Sh/Kosovar
9. M. N 1974 M/Sh/Kosovar
10. L. N 1981 M/Sh/Kosovar
11. B. D M/Sh/Kosovar
Gjatë bastisjeve në këto lokacionet e të dyshuarve janë konfiskuar këto gjësende me cilësinë e provave materiale si në vijim:
§ 1 armë automatike AK 47
§ 1 Pushke gjuetie
§ 1 Pistoletë TT
§ 1 Revole 9 mm
§ 2 karikator me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm
§ 53 fishekë të kalibrit 9 mm
§ 17 fishekë të pistoletës TT
§ 1 Thika ushtarake
§ 4 kompjuterë - desktop
§ 4 lap-topa
§ 12 telefona
§ 11, 540 euro
§ 213 dollar
§ dokumente të ndryshme
Të gjithë personave të arrestuar me urdhër të Prokurorit nga Prokuroria Speciale e Republikes së Kosoves iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme .