Arrestohen 10 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 5 maj - Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore së bashku me njësitë e veta nga Prishtina dhe Prizreni si dhe njësia e Forenzikës kanë ndërmarrë një plan operativo-hetimor të koduar NATA në një motel në rajonin e Ferizajt.
Gjatë këtij plani këto njësi kanë arritur ta bëjnë arrestimin e dhjetë personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Trafikim me njerëz dhe Mundësim në prostitucion.
Të dyshuarit tanimë të arrestuar janë shtatë persona të gjinisë femërore shtetase të Ukrainës dhe tre persona të gjinisë mashkullore shtetas kosovar.
· I. M. 1982 femër shtetase ukrainase
· K. Z. 1985 femër shtetase ukrainase
· L. R. 1972 femër shtetase ukrainase
· O. K. 1968 femër shtetase ukrainase
· A. S. 1990 femër shtetase ukrainase
· N. K. 1976 femër shtetase ukrainase
· E. G. 1989 femër shtetase ukrainase
· Q. A. 1991 mashkull kosovar shqiptar
· Q. N. 1990 mashkull kosovar shqiptar
· M. M. 1980 mashkull kosovar shqiptar
Dyshimet ekzistonin për një kohë se ky motel organizonte veprimtari të paligjshme kështu duke ofruar shërbime seksuale për klient me shuma prej 60 - 200 Euro shërbimin.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar të Prokurorisë së Qarkut dhjetë personave të arrestuar i u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale Krim I organizuar me fushë veprim ofrimin e shërbimeve seksuale për disa vite me radhë duke përfituar kështu shuma të konsiderueshme të parave.
Ky motel është mbyllur nga ana e policisë ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar dhe plani operativ është në vazhdimësi dhe priten arrestime te tjera në lidhje me këtë rast.