Arrestohen 10 persona për zhvatje, fajde dhe shmangie tatimi
Prishtinë, 25 mars - Sot, Njësia rajonale e hetimeve Mitrovica Jug e Policisë së Kosovës dhe Njësia kundër krimit të organizuar e Policisë së EULEX-it, kanë kryer bastisje në gjashtë lokacione në komunën e Vushtrrisë.
Këto bastisje kanë të bëjnë me Zhvatje, Fajde, Shmangie Tatimi dhe Tregti të ndaluar. Dhjetë të dyshuarit që ishin të përfshirë në këto hetime u arrestuan.
Shumica e të dyshuarve janë të së njëjtës familje. Hetimet janë duke u kryer nga prokurorët ndërkombëtarë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.