14 Maj 2024

Arrestohen 10 persona për drogë dhe trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 29 maj - Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e hetimeve kundër krimit të organizuar - trafikimit me substanca narkotike, në tri raste të ndara në rajonet Prishtinë, Gjilan dhe Pejë ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerje të veprave penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Një grup i organizuar prej  pesë  personave është arrestuar në afërsi të Burgut të Dubravës, ndërsa njeri nga të dyshuarit është arrestuar në hyrje të Burgut të Dubravës.

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues gjatë kontrolleve të vizitoreve kishin identifikuar personin e dyshimtë duke tentuar të fusë në objektin e burgut një sasi prej 25.2 gramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë e cila ishte e maskuar si ëmbëlsirë.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

I.   K. i lindur me 1986 m/sh/kosovar
A.  I. i lindur me 1984 m/sh/kosovar
S.   I. e lindur me 1995 f/sh/kosovare
A.  S. e lindur me 1994 f/sh/kosovare
L.  M. e lindur me 1994 f/sh/kosovare
 
Në një rast tjetër hetuesit policorë nga Drejtoria e Hetimit Kundër Trafikimit me Narkotikë, në Prishtinë ka ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë dy persona. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur dhe konfiskuar 196 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. 

Si pjesë e hetimeve me autorizim të prokurorit është bastisur shtëpia e pronarit të veturës, ku ishte gjetur dhe konfiskuar një armë pa leje. Lidhur me këtë rast  po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë me dyshimin për bashkëpunim në grup.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

M.Xh.  i lindur 1977 m/sh/kosovar
A.M.  i lindur 1988 m/sh/kosovar
I.S. i lindur 1984 m/serb/kosovar
M. R. i lindur 1981 m/ Serb/ kosovar

Në këto dy raste policia në cilësi të provave materiale ka konfiskuar sa vijon:

223 gram  marihuanë, 1 revole `` Bereta`` 7.65 mm, 1 karikator me dy predha 7,65 mm dhe 2 vetura Audi A4 dhe Golf III.

Me autorizim të prokurorit të dyshuarve në dy rastet u është shqiptuar masa ndalim policor dhe të njëjtit janë dërguar në qendër të mbajtjes.

Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore ka arrestuar edhe një person me dyshimin se ka kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore, forma e shfrytëzimit skllavëri dhe robëri dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit me qenie njerëzore.    

Deri te arrestimi ka ardhur si rezultat i punës hetimore dhe operative në operacionin policor të realizuar më datë 28.05.2012 në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Zasellë në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur viktima N. M. femër /shtetase moldave.

Policia kishte pranuar një informatë se personi i dyshuar B. H i lindur me 1986 m/sh/kosovar, është duke mbajtur viktimën në kushte skllavërimi dhe robërimi në shtëpinë e tij që nga viti 2008 dhe nuk ishte lejuar që ajo të kthehet në vendlindjen e saj.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar ndërsa viktima është strehuar në qendrën për mbrojtje të viktimave dhe është duke u trajtuar sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.

Me autorizim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)