Arrestohen 10 aktivistë të Vetetevendosjes
Prizren, 10 qershor - Rreth orës 8.30, në Prizren gjatë aktivitetit Lëvizjes Vetëvendosje për stolisjen me flamurin kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës , njofton ky subjket politik.
Sipas VV-së, 10 aktivistë të arrestuar janë Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani, Shkodran Kabashi
Vetëvendojse, në kumtesën për media thekson se këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme. Ky subjekt politik kërkon lirimin e tyre.