Arrestohe për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi
Prishtinë, 7 tetor - Sot rreth orës 12:00 hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, duke shkelur ligjin dhe rregullat e veprimtarisë afariste të bankës, me rastin e dhënies së kredive.
Personi i arrestuar është K. B ish zyrtar i filialit Pro-Credit Bank në Vushtrri i cili është arrestuar si rezultat i hetimeve që hetuesit policor kanë kryer lidhur me një rast të më hershem ku janë arrestuar disa persona deri tani.
Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë raste janë kryer nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj personit të dyshuar tashme të arrestuar nga policia është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedurat e me tejshme hetimore.