Arrestimet nuk janë përgjegjësi e Agjencisë Kundër Korrupsionit
Prishtinë, 14 mars - Agjencia kundër korrupsionit ka njoftuar se shkrimi i publikuar në disa portale në Prishtinë, se kinse ky institucion ka paralajmëruar zyrtarët e lartë publik se do të arrestohen në raste se nuk e deklarojnë pasurinë nuk është aspak i vërtet.
Agjencia vë në dijen se as një herë nuk ka paralajmëruar zyrtarët e lartë publik se do të arrestohen nëse nuk deklarojnë pasurinë, pasi që një gjë e tillë nuk është përgjegjësi e këtij institucioni.
\"Ky shkrim siç duket është i huazuar nga mediat e Tiranës pasi që kompletë I referohet aktualitetit në Shqipëri e jo në Kosovë. \"
\"Keni parasysh se teksti i referohet Dekriminalizimit si dhe shumës së gjobave në Lekë, që është valuta zyrtare e Shqipërisë. Në realitet aktualiteti në Kosovë nuk ka të bëjë me Dekriminalizimin, ndërsa valuta zyrtare që Kosova e përdorë është Euro-ja\", thekson AKK.
Agjencia është e shqetësuar për këtë huqje kaq të madhe dhe raportim joprofesional që disa portalet e kanë bërë, ndërsa kanë shkaktuar huti në opinionin Kosovar.