17 Maj 2024

Arrestime lidhur me rastin e shpërthimit në Bulevardin Bill Klinton

Prishtinë, 17 maj - Katër persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi lidhur me të ashtuquajturin shpërthim në Bulevardin Bill Klinton që kishte ngjarë në shtator të vitit 2007.

Gjatë operacioneve të sotme, policia e EULEX-it e ka arrestuar një të dyshuar në rajonin e Gjilanit, ndërsa janë bastisur edhe dy prona. 

Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe tre të dyshuar. Në mesin e tyre ka pjesëtarë aktual dhe ish pjesëtarë të PK-së.

Hetimet është duke i zhvilluar një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)