12 Janar 2025

Arrest për përfshirje në veprat penale: ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’

Prishtinë, 26 shkurt - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, më 25.2. 2019 pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e tre të dyshuarve.

Të dyshuarit e arrestuar janë:
M.A.          lindur me 1965,       m. k. sh.           ish pronar i një kompanie të derivateve,
Rr. M.        lindur me 1980,       f. k. sh.             përmbaruese private dhe
A.M.          lindur me 1990,        m. k. sh.           menaxher i një kompanie. 

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë. 

I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ,,ruajtjen’’ e derivateve të naftës.  

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë (fiktive) për ”ruajtjen’’ e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij.

I dyshuari M. A.  në emër të “ruajtjes’’ së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14,131,529.97 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e tridhjetë e një mijë e pesëqind e njëzetë e nëntë) € në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)