Arratisen 5 shqiptarë nga një burg në Zvicër
Bernë, 31 korrik - Pesë të burgosur, shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës janë arratisur të hënën nga burgu Orbe i kantonit Vaud në Zvicër.
Ata po mbaheshin në burg për vjedhje, shkelje të rendit e të qetësisë dhe krime që lidhen me drogën.
Autoritetet e burgut bëjnë të ditur se asnjëri nga pesë të arratisurit nuk paraqet rrezik të përgjithshëm.
Policia ka përqendruar kontrollimin në regjionin Yverdon-les-Bains, ku thuhet të jenë parë së fundit të porsa arratisurit.