Armët në duart e civilëve
Prishtinë, 10 mars - Kërkimet që ka bërë policia për të dyshuarit mbi vrasjen e 13 vjecarit nga Gjilani, kanë cuar në shtëpinë e një banori serb, ku është zbuluar edhe një arsenal armësh.
Ky fakt ka rihapur cështjen e mbajtjes së armëve pa leje, por policia nguron të zhvillojë kontrolle në lagjet serbe pasi kjo do të komentohej si veprim me motive etnike.
Të dhënat tregojnë se 200 deri në 400 armë pa leje janë në duart e qytetarëve. Por kjo e dhënë duket se nuk shëben si një informacion i mjaftueshëm për të zhvilluar një kontroll të plotë për armët pa leje.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, kërkoi që vrasja e 13 vjecari të mos politizohet.
Do të bëhet licensimi i kompanive që importojnë dhe bëjnë shit-blerje të ligjshme të armëve, një mënyrë parandaluese e shitjeve ilegale, deklaroi Rexhepi.
Ministri tha se policia tregohet e kujdesshme në kryerjen e aksioneve në enklavat serbe, për shkak se mund të interpretohen si operacione kundër komunitetit serb.