Armët e gjahut, 20 mijë me leje të skaduar
Prishtinë, 6 nëntor - Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdojnë tu kërkojnë të gjithë personave që kanë pasur leje për armë, që ti përtërijnë ato.
Rreth 20 mijë armë të gjuetisë në duar të personave privat dhe zyrtarë janë me leje të skaduar.
Sipas ligjit në fuqi, në momentin kur nuk përtërihet leja, arma konsiderohet e paligjshme.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia këtë javë do të dorëzojnë në prokurori dhjetëra kallëzime penale për armëmbajtje pa leje për zyrtarë të ndryshëm. Por, ministria ka zgjedhur të presë kërkesat për përtëritje të lejeve për armë.
Mensur Hoti shef i Divizionit për armë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në një prononcim për RTK-në ka shpjeguar se procedura e verifikimeve ende po vazhdon. Ai ka thënë se çdo person që mban armë pa leje pas datës 1 nëntor konsiderohet armëmbajtje e paligjshme.
Ka një numër të atyre që nuk kanë i janë përgjigjur ftesës për përtëritje të lejes për armë dhe këto armë kuptohet aktualisht janë të paligjshme dhe mund të konfiskohen, i ka thënë Hoti.