18 Janar 2025

Armë si në kohë lufte

Prishtinë, 18 shtator - Vlerësohet se numri i armëve pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës është mbi 300 mijë.

Ndërsa si pasojë e kësaj, edhe numri i incidenteve dhe vrasjeve është shqetësues. Njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ta zbatojnë ligjin ndaj armëmbajtësve pa leje. Gjithashtu, kërkohet që të shpallet një amnisti për dorëzimin e armëve

Nga janari deri në korrik të këtij viti janë vrarë 15 persona në Kosovë, ndërsa numri i incidenteve për shkak të armëve pa leje kanë shënuar rritje kohët e fundit.

Madje vetëm këtë javë kanë ndodhë disa gjuajtje me armë në qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave edhe ajo ndërmjet këngëtarëve Ylber Abdullahu i njohur si Cozman dhe Rigels Rajku- Noizy, shkruan 'Zeri'.

Vlerësohet se numri i armëve pa leje që ende janë në duart e qytetarëve të Kosovës është mbi 300 mijë.

Njohësit e fushës së sigurisë thonë se Policia dhe organet e drejtësisë duhet të zbatojnë Ligjin për Armët dhe ligjet tjera respektive që kanë të bëjnë me armëmbajtësit pa leje.

Ata gjithashtu theksojnë nevojën që të shpallet amnisti për dorëzimin e armëve pa leje..

/Zeri'/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)