Arid Uka: Pendohem për vrasjen e ushtarëve amerikan
Frankfurt, 31 gusht - Arid Uka, vrasësi shqiptar i dy ushtarëve amerikan një vit më parë në Aeroportin e Frankfurtit është penduar për kryerjen e aktit të vrasjes.
Po unë kam vrarë ata dhe desha të vrasë edhe më shumë, mirëpo menjëherë pas vrasjes, në mendjen time u zgjua ideja se ishte një gjë marrëzie. Unë kërkojë falje për veprën time dhe pranoj fajin tim, deklaroi para gjykatës i riu kosovar Arid Uka në një gjykatë në Frankfurt.
Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, sot ka kërkuar falje në gjykatë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, duke thënë se ishte i ndikuar nga propaganda islamike.
Më 2 mars, unë i vrava dy njerëz dhe kam hapur zjarr kundër tre të tjerëve. Sot unë nuk mund ta kuptoj vetveten se si kam mundur të veproj në këtë mënyrë, tha Arid Uka.
Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars, me qëllim që ti vrajë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të intervenimit në Afganistan.
Sipas prokurorëve federalë, hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar ti vrajë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan.
Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.
Ai është i akzuar për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë. Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm. Nëse shpallet fajtror ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.