17 Janar 2025

ARC ka filluar ofrimin e shërbimeve në komunat e veriut

Prishtinë, 20 dhjetor - Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton se bazuar në  Marrëveshjen e Brukselit, pas përfundimit të gjitha përgatitjeve nga sot ka filluar  ofrimin e shërbimeve  për  qytetarët e komunave: Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan dhe Mitrovicën Veriore.

Të gjithë qytetarët e këtyre komunave kanë mundësi që të pajisen me dokumente të  Republikës së Kosovës: Pasaportë, Letërnjoftim, Patentë-shoferë, si dhe të bëjnë Regjistrimin e Automjeteve të tyre me targa, bazuar në legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës për  pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve.

Agjencia e Regjistrimit Civil, mirëpret të gjithë  qytetarët  që  të  shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pajisje  me dokumente  dhe regjistrim të automjeteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)