16 Janar 2025

ARC dhe ONK do të krijojnë procedura për këmbimin e shënimeve

Prishtinë, 7 mars - Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje për krijimin e qasjes në të dhënat  nga Regjistri  Civil dhe Regjistri i Automjeteve.

Kjo marrëveshje përcakton kushtet në të cilat ARC iu ofron zyrave noteriale në kuadër të ONK-së.

Në bazë të marrëveshjes mundësohet qasja në bazën e të dhënave, marrja e informacioneve nga Baza e Ndërmjetme e ARC-së,  Regjistri i Automjeteve me qëllim të verifikimit apo vërtetimit të identitetit dhe gjendjes civile, palëve të interesuara për marrjen e këtyre shërbimeve, si dhe verifikimin e këmbimit  të të dhënave për automjetet të cilat janë objekt i shitblerjes.

ARC dhe ONK do të krijojnë Procedura Standarde të Operimit për këmbimin e shënimeve përmes të cilave do të definohet lloji i të dhënave dhe do të shkëmbehen në nivelin teknik të këmbimit të informatave.

Të dhënat e lexuara nga Zyrat Noteriale duhet të përdoren në pajtim të kësaj marrëveshjeje dhe duhet të trajtohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)