ARC dhe Oda e Noterëve do të nënshkruajnë marrëveshje
Prishtinë, 7 mars - Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës, do të nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim të të dhënave në mes të këtyre dy institucioneve.
Ceremonia do mbahet sot duke filluar nga ora 10:00 në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.