Arben Veseli dënohet me 10 vjet burgim për krim të organizuar
Prishtinë, 11 mars - Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës e shpalli Arben Veselin fajtor për krim të organizuar në lidhje me Blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike dhe e dënoi atë me dhjetë vjet burgim dhe me një gjobë prej 20,000 eurove.
Ndërmjet janarit dhe qershorit 2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).