Aprovohet plani për rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit
Prishtinë, 7 nëntor - Këshilli Prokurorial i Kosovës, në takimin e datës 1 nëntor, bazuar në nenin 4 pika 9 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligjin për Prokurorin e Shtetit, Planin Strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mekanizmin përcjellës për harmonizimin e raporteve statistikore në mes Prokurorit të Shtetit me institucionet dhe agjencitë që zbatojnë ligjin në Kosovë, aprovoi Planin e veprimit për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në luftimin e korrupsionit.
Qëllimi i këtij plani të veprimit është që të ndihmojë në zbatimin e Planit strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përcaktuar aktivitete dhe veprime konkrete nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore lidhur me rastet e korrupsionit.
Ky plan ka hyrë në fuqi nga data 4 nëntor 2013 dhe mund ta gjeni të publikuar në ueb-faqen e Prokurorit të Shtetit, http://www.psh-ks.net/?page=1,183.