26 Dhjetor 2024

Aprovohet pjesërisht ankesa e aktakuzës në rastin e doganës

Prishtinë, 20 tetor - Dje, një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovarë dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e nxorën aktgjykimin për aktakuzën e lëndës lidhur me importin e duhanit kundër Naim Huruglicës, Drejtor i Doganës së Kosovës dhe Lulzim Rafunës, Drejtor i Drejtorisë Ligjore në Doganën e Kosovës

Trupi gjykues e aprovoi pjesërisht ankesën e prokurorisë kundër hedhjes poshtë të aktakuzës dhe vendosi që aktakuza e ndryshuar të dërgohet për gjykim.  

Gjykata e konfirmoi një pikë të aktakuzës, Shpërdorim i Detyrës Zyrtare. Pika tjetër e aktakuzës, Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike mbetet e refuzuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)