17 Janar 2025

Apostolova: Muret nuk janë projekte të BE-së

Prishtinë, 14 dhjetor - Komisioni për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës,  priti sot në takim, udhëheqësen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuese Speciale e Zyrës së Be-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Apostolova, prezantoi Raportin e Progresit dhe të gjeturat e zyrës së BE-së për Kosovën për vitin 2016.

Sipas Apostolovës, viti 2016, ka qenë një epokë për Kosovën. Ajo theksoi se, pamjet e dhunshme në Kuvend i dhanë imazh të keq vendit në dy vitet e fundit.

“Polarizimet në mes të Qeverisë dhe opozitës që shpesh herë kanë eskaluar  edhe në dhunë, është në kundërshtim me frymën evropiane. Kuvendi është vendi ku liderët politik duhet të tregojnë përgjegjësi për votuesit e tyre”, tha Apostolova.

Ajo më tej u shpreh se duhet bashkëpunim më i madh në mes deputetëve, ndërkaq, duke iu referuar listës serbe, Apostollova atyre u bëri thirrje që të kthehen në Kuvend dhe të kontribuojnë për përfaqësuesit e tyre.

Përfaqësuesja e BE-së, Apostolova, kritikoi edhe Kuvendin e Kosovës për mospërfilljen e procedurave gjatë miratimit të ligjeve.

Me këtë rast, anëtarët e komisionit, shtruan pyetje lidhur me murin e ndërtuar në pjesën veriore te Mitrovicës, si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë, përfaqësuesja e BE-së, tha BE-ja ndërton ura jo mure, ndërkaq, muri që është ndërtuar ne veri të Mitrovicës nuk është projekt i BE-së.

“Bashkimi Evropian kurrë nuk ka ndërtuar e as nuk përkrah ndërtimin e mureve. BE-ja ndërton ura. Ajo që ne mund të bëjmë është të angazhimi dhe përpjekja në dy anët për respektim të marrëveshjeve (ndërmjet Prishtin♪7s dhe Beogradit)”, ka thënë Apostolova.

BE-ja, sipas saj, ka një projekt, që është ri-vitalizimi i urës së Ibrit.

“Muri nuk është projekti ynë dhe ne nuk mund ta kontrollojmë. Ne jemi duke e përcjellë situatën..., negociatat mes dy anëve janë duke vazhduar. Ne nuk duam të shohim mure”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ka nënvizuar Apostolova, Bashkimi Evropian nuk mund të gjejë zgjidhje për këtë problem, ngase kjo çështje duhet të zgjidhet përmes negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur më këtë, ajo është shprehur e bindur se do të gjendet një zgjidhje, marrë parasysh se ka të bëj me një problem mjaftë të ndjeshëm politik.

Duke folur për liberalizimin e vizave, ndërkaq, Apostolova u shpreh ”Duhet të përmbushen dy kriteret, ai për demarkacionin dhe luftimi i korrupsionit”.

Tutje, ajo vlerësoi  se janë bërë përmirësime në fushën e gjyqësisë. Po ashtu,  sipas saj janë shënuar rezultate edhe në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Apostolova theksoi se ky dialog duhet të vazhdoj dhe se deputet duhet të tregohen konstruktiv në raport me të.

deputeteve anëtare të Komisionit për Integrime Evropiane, Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj Bujupi.

“Citoj nga media: ‘Nuk do të ketë mur, por do të ketë shkallë’, në fakt murin e kemi, e ndoshta dikush mundet ta shpjegoj logjikën e shkallëve për të lidhur dy pjesë të rrafshta. A mund ta sqaroni qëndrimin zyrtar të BE lidhur me ndërtimin e murit në Mitrovicë?” – shtroi pyetjen, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurse Donika Kadaj Bujupi, nga Vetëvendosje tha se “urat i lidhin njerëzit, por muret i ndajnë.

“Përgjatë këtyre bisedimeve, po na ndan një mur. Dje Edita Tahiri tha se muri do të hiqet bashkë me BE-në. A do të hiqet ky mur siç po thotë ministrja, apo këto janë deklarata të pavërteta?” – shtroi si çështje dhe pyetje deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës filloi të ndërtohet javën e kaluar, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)