18 Janar 2025

Apostolova mbështet MPB-në në parandalimin e terrorizmit

Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti sot në takim njoftues shefen e re të Zyrës së BE-së në Kosovë\\përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Natalia Apostolova. Me këtë rast ministri Hyseni i uroi suksese në detyrën e saj, e cila ka rëndësi për avancimin e shumë proceseve për Kosovën në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit u bisedua për proceset  që kanë të bëjnë me avancimin e rrugës evropiane të Kosovës. Në veçanti u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave, si një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën për plotësimin e të gjitha kritereve që dalin nga ky proces.

Ministri Hyseni po ashtu e njoftoi për punën që po bën Ministria e Punëve të  Brendshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit.

Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së/PPBE, znj. Nataliya Apostolova, vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar atë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në parandalimin e terrorizmit dhe rreziqeve të sigurisë, në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi nga BE-ja.

Ajo po ashtu theksoi nevojën për të sjellë çështjet evropiane më afër popullit të Kosovës, dhe në këtë kontekst veçoi Agjendën e Reformave Evropiane si një mjet që do të lejojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, me përfitime konkrete për qytetarët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)