18 Maj 2024

Aplikime online për dokumente të Komunës së Prishtinës

Prishtinë, 13 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi, mbajtën sot konferencë për media për ta prezantuar sistemin e aplikimit online për shtatë dokumente të cilat lëshohen nga Komuna e Prishtinës.

1. EKSTRAKTI I LINDJËS – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët kanë kaluar procesin e plotësimit të të dhënave (e kanë nxjerr një herë në vendlindje ekstraktin e lindjes) dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

2. CERTIFIKATA E LINDJES – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe kanë vendbanim aktual në Komunën e Prishtinës.

3. CERTIFIKAT E MARTESËS – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që së paku një herë kanë nxjerrë certifikatën e martesës pas datës 19.02.2013, dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

4. CERTIFIKATA E VENDBANIMIT – mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilës së paku një herë kanë nxjerrë ekstraktin e lindjes dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

5. CERTIFIKATA E SHTETËSISË - mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët së paku një herë kanë nxjerrë ekstraktin e lindjes dhe kanë vendbanim në Komunën e Prishtinës.

6. CERTIFIKATA E GJENDJËS MARTESORE - mund të aplikojnë të gjithë qytetarët që nuk kanë martesë aktive (beqar-e; i/e shkurorëzuar; i/e ve).

7. CERTIFIKATA E VDEKJES - mund të aplikojnë të gjithë qytetarët të cilët së paku një here kanë nxjerrë këtë lloj të certifikatës pas datës 19.02.2013.

Pas aplikimit, brenda dy ditëve të punës, dokumenti arrin në adresën e aplikuesit, dhe i dorëzohet në dorë nga ana e postierit.

Ky shërbim kushton 2 euro për dokument, nga të cilat 1 euro është pagesa që duhet t’i bëhet Komunës në bazë të ligjeve në fuqi, kurse 1 euro është pagesa që duhet t’i bëhet postës për kryerjen e këtij shërbimi në bazë të të gjitha garancioneve të sigurisë që i kemi paraparë në kontratë. Përveç kësaj, Komuna e Prishtinës është komuna e vetme që ka marrëveshje me postën për zarfim dhe të gjitha pjesëve teknike si shënimi i adresës e gjetja e adresës.

Përmes këtij shërbimi, Komuna e Prishtinës do ta përmirësojë shërbimin ndaj qytetarëve, duke i shmangur kështu pritjet në radhë të gjata si dhe në të njëjtën kohë duke shtuar efikasitetin e punës së administratës komunale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)