16 Janar 2025

Apeli le në paraburgim Albulena Haxhiun

Prishtinë, 11 dhjetor - Të premten një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i  Gjykatës së Apelit të Kosovës,  e ka  lënë në fuqi  masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurës Albulena Haxhiu.

Kështu, Apeli ka refuzuar  si të pa bazuar, ankesën e avokatit  mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPR.KR.nr. 413/2015,  të datës 08.12.2015

E  pandehura  po dyshohet  nga ana e prokurorisë, për veprat penale: Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, neni 375  i Kodit  Penal të Kosovës; Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare  nga  neni 409 i këtij kodi, si dhe  shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sipas nenit 365, të të njëjtit kod.

Kolegji penal vlerëson , se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit konform nenit 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe se  për këtë gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye te qarta dhe konkrete. Fakti  se e pandehura  brenda një periudhe të shkurtër kohore, dyshohet t’i ketë përsëritur veprat penale, tregon rrezikun se po te gjendej në liri, ajo prapë do të vepronte njësoj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)