18 Janar 2025

Apeli kthen në rigjykim rastin për dy të akuzuarit për terrorizëm

Prishtinë, 22 qershor - Gjykata e Apelit e Kosovës e ka kthyer në rigjykim lëndën ndaj të akuzuarve A.L. dhe N.B., të cilët muaj më parë ishin gjetur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “organizimi ose pjesëmarrja në grup terrorist” në bazë të nenit 143 të Kodit Penal dhe ishin dënuar me nga 3 vjet e 6 muaj burgim.

“Kolegji penal gjeti se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të parapara nga neni 384 par.1 nën par.12 i Kodit të Procedurës Penale, ngase nuk janë respektuar dispozitat procedurale për pranimin e fajësisë, ndërsa në pjesën arsyetuese, nuk ka të dhëna për faktet vendimtare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)