16 Janar 2025

Apeli, ia ndërprerë masën e paraburgimit të pandehurit L.Z

Prishtinë, 12 nëntor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës së Apelit, ia  ka  ndërprerë masën e paraburgimit të pandehurit L.Z.. Kështu,  Apeli e pranoi si të bazuar, ankesën e mbrojtësit të të dyshuarit në fjalë, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

L.Z. po dyshohet   nga ana e prokurorisë, se  ka kryer veprën penale: “ Vrasje nga pakujdesia” sipas  nenit 181, lidhur me nenin 23 paragrafi 2, të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale: “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”, nga neni 374.paragrafi 1, i te njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, nga shkresat e lëndës rezulton se ndaj të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar, se ka kryer veprën penale në fjalë. Mirëpo konstatimi i gjykatës së shkallës se parë, se po te lihej në liri, ai mund të ndikoj në dëshmitarë  nuk qëndron.

Kjo ngase dëshmitarët tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në polici, andaj nuk ekziston rreziku i ndikimit, aq me tepër kur te njëjtit janë familjarë të tij, dhe konform dispozitave ligjore, janë te liruar nga dhënia e dëshmisë.  Po ashtu kjo gjykatë, vlerëson se është i pa qëndrueshëm edhe konstatimi tjetër  i Gjykatës Themelore, se me gjetjen e të pandehurit në liri, vihet në pikëpyetje siguria e tij, ngase gjendja e tij emocionale është e renduar, meqë viktimën e ka pasur motër . Është pikërisht ky fakt që argumenton se gjendja emocionale e  të dyshuarit do të jetë më e lehtë, në rrethana familjare, se sa në paraburgim,  pasi që aty do të gjejë mbështetje morale, dhe do ketë  përkujdesje që situatën ta kaloj më lehtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)