15 Janar 2025

Apeli i ndërpret masën e paraburgimit F. Maliqi

Prishtinë, 13 mars - Gjykata e Apelit, ia ka ndërprerë masën e paraburgimit shtetasit kosovar F. Maliqi, i dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 8 vjet burgim, për veprën penale trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë, sipas nenit 283/a të  Kodit Penal të Shqipërisë.

Ndaj të pandehurit u vendos që të shqiptohet masa e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë,  deri në marrjen e vendimit për ekstradim nga gjykata e shkallës së parë.
 

Me të njëjtin aktvendim, Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit,  miratoi ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke propozuar që aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kp.960/2014, i datës 22.01.2015, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa për ekstradimin e të pandehurit, të anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së njëjtë për rivendosje.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës së parë, e refuzoi kërkesën për ekstradim si të pabazuar, por nuk pati mundësi të marrë vendim, në rastin konkret, ngase informacioni i dhënë  nga shteti kërkues (Shqipëria), nuk ishte i mjaftueshëm për të marrë vendim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)