04 Maj 2024

Apeli i BIK-ut: Kthehuni nga Siria!

Prishtinë, 10 janar -  Bashkësia Islame e Kosovës është shfaqur e shqetësuar lidhur me raportimet për vrasjen e kosovarëve në luftën e Sirisë. Nisur nga ky zhvillim, kryeimami Sabri Bajgora në emër të BIK-ut u ka bërë thirrje të gjithë luftëtarëve kosovarë ta braktisin frontin dhe të kthehen në Kosovë.

“Kjo luftë e ka humbur busullën e vet. Ka qenë në fillim tërësisht çlirimtare dhe liridashëse, por nuk vlen më. U bëj thirrje të gjithë bijve tanë që janë atje, të kthehen në Kosovë”, ka thënë Bajgora të enjten si mysafir në studion e “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Bajgora ka thënë se BIK-u nuk ka informacione të sakta sa kosovarë mund të jenë atje. “Është spekuluar për numrin 40 deri në 80 persona, por asnjë nuk është konfirmuar. Mund të them se ata janë persona të manipuluar. Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyre të jenë edhe mercenarë”, ka thënë kryemami i Kosovës.

Kryemami Bajgora, ndonëse e ka quajtur si shumë legjitime kërkesën e opozitarëve sirianë për të ftuar përkrahje nga jashtë, ai prapë thotë se ky konflikt nuk është i kosovarëve.

“Unë e shoh si legjitime kërkesën e tyre për ndihmë nga jashtë. Edhe në Kosovë ka pasur luftëtarë nga Britania, Franca, Spanja, të cilët e kanë dashur lirinë. Kjo tregon se edhe kosovarët janë liridashës. Por, kjo nuk është luftë e tyre, ajo është luftë e popullit sirian”, ka thënë Sabri Bajgora.

Rekrutimi, sipas tij, nuk po bëhet nëpër xhamitë e Kosovës, tek sa Bajgora theksoi se BIK-u bashkëpunon me organet e sigurisë dhe po e përcjell me vëmendje këtë çështje.

“Është raportuar për një xhami në afërsi të Makofcit, por vetëm se është hyrë në gjynah me ata. Ekzistojnë elementë të dyshimtë, por ata nuk janë pjesë e BIK-ut. Mund të jetë qendër rekrutimi Shkupi, por edhe Novi Pazari, nuk përjashtohet mundësia”, është shprehur Bajgora.

Kryemami, i cili fajin e le tek institucionet kosovare që kanë qenë të heshtura, por edhe tek gjendja e rëndë ekonomiko-sociale, bëri thirrje të riintegrohen personat e kthyer.

“Shoqëria kosovare, por edhe shqiptare duhet të organizohet t’i integrojë këtë njerëz. Duhet angazhim i plotë”, ka thënë kryeimami Sabri Bajgora.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)