A.P akuzohet për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare
Prishtinë, 3 gusht - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës.
Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. â
â