16 Janar 2025

Anulohet konkursi për drejtor të Shërbimit korrektues me sugjerim të britanikëve

Prishtinë, 30 Qershor  - Ministria e Drejtësisë, ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike shpalljen e konkursit për drejtor të Shërbimit Korrektues, siç përcaktohet me dispozitat përkatëse të legjislacionit në fuqi për emërimin në pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil.

Me qëllim të rekrutimit të një kandidati profesional dhe te pavarur, Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar që procesi i rekrutimit të bëhet me projektin britanik, sipas Memorandumit të bashkëpunimit të lidhur në mes të Kuvendit dhe Qeverise së Kosovës si dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Ministria e Administratës Publike ka themeluar Komisionin me ç\'rast edhe Ministria e Drejtësisë ka caktuar përfaqësuesit në pajtim me nenin 215 (paragrafi 2) të Ligjit nr. 04/L -149 për Ekzekutim te Sanksioneve Penale, duke qenë edhe përfaqësuesit britanik pjesë e këtij procesi dhe EULEX-i në cilësinë e monitoruesit.

\"Ministrja e Drejtësisë, sot ka pranuar raportin nga projekti i angazhuar nga ambasada Britanike me rekomandimin se asnjëri nga kandidatët nuk i plotëson kriteret për emërim në këtë pozitë.  Bazuar në këtë raport, Ministrja e Drejtësisë pret që Komisioni të marrë parasysh rekomandimin e projektit britanik i cili konstaton se asnjë kandidat nuk i plotëson kriteret dhe konkursi do të duhej të rishpallej\", thuhet në një komunikatë të MD-së.

Sipas MD-së, rishpallja e konkursit për drejtor të ShKK-së, do të bëhet në pajtim me procedurat e rekrutimit, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante sipas ligjeve në fuqi.  Ministria e Drejtësisë siguron opinionin dhe mediet se procesi do të jetë transparent dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë dhe dëmtuar kredibilitetin e procesit do të ndiqet sipas ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)