Anulohen 245 seanca të parapara në Gjykatën Themelore në Mitrovicë
Mitrovicë, 18 mars - Në bazë të shënimeve zyrtare, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga data 3 mars deri 17 mars 2015, prej kur gjyqtarët e gjykatave themelore në nivel vendi kanë filluar grevën, janë anuluar gjithsej 245 seanca të natyrës penale, civile etj, të parapara të mbaheshin.
Poashtugjatë kësaj periudhe kohore në Gjykatën Themelore në Mitrovicë janë mbajtur 12 seanca të natyrës emergjente (seanca të paraburgimit, seanca për të mitur, etj).
Autoritetet nga kjo gjykatë njoftojnë opinionin publik se që nga fillimi i grevës e tutje ka vazhduar lëshuarja e lejevepër vizita në burgje, ku një gjë të tillë pavarësisht grevës do të vazhdoi edhe në të ardhmen.
Ndryshe, kërkesat e Këshillit të Gjyqtarëve Grevistë për ndërprerjen e grevës janë;rritja e pagave prej 25% dhe një shtesë prej 200 Eurove në formë lineare për të gjithë gjyqtarët ne emër të rrezikshmërisë.