Angazhim i gjerë i FSK-së në aksionin Ta pastrojmë Kosovën
Prishtinë, 25 maj - FSK-ja mori pjesë në aksionin Ta pastrojmë Kosovën në nivel vendi, të organizuar nga OJQ dhe të përkrahur edhe nga institucionet shtetërore e komunale.
Në këtë aksion FSK-ja kishte angazhim të pjesëtarëve dhe njësive të saj në shkallë të gjerë, duke angazhuar 250 ushtarë dhe 50 mjete teknike; si kamion dhe makineri ngarkuese, në 30 komuna të Kosovës.
Po ashtu FSK ka angazhuar edhe zhytësit në pastrimin e thellësive të liqenit të Batllavës, nga mbeturinat e sjella nga reshjet e mëdha të fundit. Për të ndihmuar aksionin dhe mbarëvajtjen e tij, FSK kishte në gjendje gatishmërinë njësinë e dominimit, mjekësisë etj.
Në këtë aksion krahas teknike efikase edhe ushtarët së bashku me popullatën kanë punuar në pastrimin e ambientit, duke thelluar këtë bashkëpunim i cili rritë ndjenjën për natyrën dhe atdheun e përbashkët.
FSK çdo herë është përgjigjur pozitivisht në kuadër të thellimit të marrëdhënies me qytetarët përmes Bashkëpunimit Civilo Ushtarak (BCU) duke ndihmuar me mjetet e veta teknike dhe personel përkatës.