16 Janar 2025

Anëtarët e KPK-së po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Itali

Romë, 4 korrik - Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga kryesuesi Blerim Isufaj dhe shoqëruar nga kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, po realizon një vizitë zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor në Itali.

KPK njofton se qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave lidhur me mënyrën e funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Italian.

Gjatë kësaj vizite bëhet e ditur se po zhvillohen takime me përfaqësues të lartë të këtij këshilli dhe po diskutohen tema të ndryshme lidhur me emërimin, vlerësimin e performancës, transferimin, avancimin dhe disiplinimin e prokurorëve.

\"Gjithashtu po shkëmbehen përvojat lidhur me mënyrën e punës se komisioneve të këshillit, mënyrën e marrjes se vendimeve dhe mënyrën e vlerësimit të kritereve për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive\", thuhet në njoftimin e KPK-së.
 
Gjatë qëndrimit në Itali, anëtaret e Këshillit Prokurorial të Kosovës do të vizitojnë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Supreme dhe një prokurori të nivelit themelor.

Kjo vizite është mundësuar nga Projekti i Binjakëzimit, projekt i financuar nga BE, i cili mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)