16 Janar 2025

Anelay i premtoi kryeprokurorit përkrahjen e Qeverisë Britanike

Prishtinë, 22 korrik - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga u.d. kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdije Morina, janë pritur sot në një takim pune nga Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuese Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay.

Në këtë takim me theks të veçantë është diskutuar për progresin që vendi ynë ka bërë në rehabilitimin, ri integrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar nevojën e vazhdimit të hapave institucionalë dhe shoqërorë, për të garantuar vënien e drejtësisë gjithëpërfshirëse për të mbijetuarat.

Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Baroneshën se rastet që kanë të bëjnë me viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë po trajtohen me prioritet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka themeluar një grup punues për identifikimin e rasteve të krimeve të luftës që kanë të bëjnë me elemente të dhunës seksuale.

Gjithashtu, në këtë takim u tha se parakusht për trajtimin efikas të këtyre rasteve është bashkëpunimi jo vetëm ndërinstitucional, por edhe ai ndërkombëtarë, ngase sigurimi i provave dhe informatave të nevojshme shtrihet edhe jashtë kufirit të Republikës së Kosovës. Andaj bashkëpunimi ndërkombëtarë do të sillte ndjekje, hetim dhe gjykim të suksesshëm të këtyre rasteve dhe do të siguronte drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Në fund të takimit Baronesha Anelay i premtoi kryeprokurorit Lumezi përkrahjen e Qeverisë Britanike përmes ambasadës e saj në Prishtinë në të gjitha çështjet e nevojshme për institucionin e Prokurorit të Shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)